Muzeumet janë qendra që mbartin trashëgiminë kombëtare të një vendi në lidhje me të tashmen dhe të kaluarën e historisë njerëzore. Aty ka objekte të ndryshme, emblema, dorëshkrime apo sende të tjera, të cilat kanë rëndësi për kulturën, artin, traditat, shkencën dhe historinë.
Muzeumet janë projektuar në mënyrë të tillë që ata të pasqyrojnë informacionin në një mënyrë mbresëlënëse dhe interaktive. Ata janë të pranishëm në shumë qytete të mëdha të botës dhe vizitohen nga miliona njerëz vetëm gjatë një viti.Më poshtë po ju listojmë disa nga muzeumet më të vizituar të globit.
1. Muzeu Kombëtar në Taipei, Tajvan , 5.4 milion vizitorë në vit
2. Muzeu Tate Modern, Londër, Angli, 5.8 milion vizitorë në vit
3. Muzeu i Vatikanit, Vatikan, 5.9 milion vizitorë në vit
4. Metropolitan, Muzeu i Artit, Nju Jork, 6.1 milion vizitorë në vit
5. Galeria Kombëtare, Londër, Angli 6.4 milion vizitorë në vit
6. Muzeu Kombëtar i Hapësirës, Uashington 6.7 milion vizitorë në vit
7. Muzeu Kombëtar, Londër, Angli 6.7 milion vizitorë në vit
8. Muzeu Kombëtar i Historisë së Natyrës , Uashington 7.3 milion vizitorë në vit
9. Muzeu Kombëtar i Kinës, Pekin, 7.5 milion vizitorë në vit
10. Muzeu Louvre, Paris, Francë 9.3 milion vizitorë në vit