×
Secondary Adv

Stuhite diellore masive, kercenim per boten deri ne vitin 2030

Share on Google+

“Stuhitë diellore masive do të përbëjnë një kërcënim të madh në strukturën sociale dhe ekonomike të botës.” Këto janë fjalët e një raporti të vitit 2012- të publikuar nga Këshilli Kombëtar i Inteligjencës, në departamentin e qevrisë amerikane, i cili merret me hulumtimin dhe parashikimin e së ardhmes.

 

Raporti i titulluar “Tendencat Globale 2030: Botët e tjera” fokusohet veçanërisht në prirjet e reja që mund të përbëjnë rrezik për shoqërinë në të ardhmen. Sipas NIC-së kërcënimi më i frikshëm është mundësia e stuhive diellore.

Shkencëtarët thonë se duhen rreth 4 miliard vjet që dielli “të gëlltisë” gjithë tokën, por rezulton se ylli ynë jetëdhënës hedh drejt nesh disa herë në javë flluska gjigande me plazmë të magnetizuar. Shumica e këtyre shpërthimeve nuk bëjë asgjë. Valët magnetike nuk kanë forcë të mjaftueshme për të depërtuar në jonosferën e Tokës, ku edhe ndodhen sinjalet tona radiofonike.

Por sipas raportit të  NIC-së, intervalet e përsëritjes së stuhive diellore shkatërruese, gjeomagnetike janë më pak se një shekull dhe tani përbëjnë kërcënim për shkak të varësisë së botës për energji elektrike.” Me fjalë të tjera, toka shikon një stuhi që mund të shkaktojë dëme për çdo 100 vjet. Diçka e tillë ndodhi në vitin 1859 kur një stuhi diellore shkatërroi shumicën e pajisjeve në hemisferën veriore. Në vitin 1989, një stuhi gjeomagnetike diellore bëri që 6 milion njerëz në Kebek, Kanada të qëndronin pa energji elektrike për 9 orë.

Në 2012-en, një stuhi edhe më e madhe pothuajse u përplas me atmosferën e Tokës.  Sipas NASA-s mundësia që ne të goditemi nga një tjetër stuhi diellore brenda dekadës së ardhshme është  rreth 12%. Kërcënimet e tjera që parashikohen në raportin e  NIC përfshijnë mundësinë e ndryshimit drastik të klimës, zhdukjen e tokave jetike për bujqësi për shkak të erozionit, si dhe valët e baticës. 

Në qoftë se një cunam masiv godet SHBA-në, ai do të shkaktohet nga një tërmet diku në afërsi të Porto Riko-s. Sipas raportit, mundësia që kjo të ndodhë brenda 100 viteve është mbi 10%.


Më të lexuarat