Rubinetat Remer, zgjedhja ideale per kuzhinen dhe tualetin e shtepise tuaj
Rubinetat e kompanisë italiane Remer kanë një dizajn modern dhe elegant, i punuar me kujdes deri në detajet më të vogla. Ato gjithashtu janë ekonomikë dhe praktikë për kuzhinën dhe tualetin e shtëpisë tuaj pa cënuar stilin dhe estetikën.
Këto rubineta në Shqipëri i sjell “Top Standart”, e cila është përfaqësuese ekskluzive e Remer Rubinetterie. Me përvojen e saj shumëvjeçare, kompania ju ofron një gamë të gjerë produktesh hidrosanitare dhe hidraulike, të cilësisë së lartë.
Serie Q-Ambient
Q-Ambient është një rubinet i ri, i cili pasqyron karakteristika unike dhe të teknologjisë së lartë. I konceptuar dhe realizuar për të qënë një produkt skenik, ai përfshin një pajisje ndriçimi projektuar posaçërisht për të dhënë një shërbim të plotë në përmasa shumë të vogla.Ai ju jep mundësinë të krijoni drita me ngjyrë, të zgjidhni efektin dhe gradientin që dëshironi, duke përfshirë edhe të bardhën LED. Me blerjen e një produkti thelbësor për funksionalitetin e banjos dhe të kuzhinës, ju do ti bëni mjediset tuaja edhe më spektakolare.Me një prekje të lehtë në një zonë të veçantë në pjesën e pasme të Q-Ambient ju mund të ndizni, të zgjedhni, të ndryshoni dhe të fikni dritat në mënyrë të pavarur nga veprimtaria e rubinetit apo furnizimit me ujë. Dizajni i kësaj linje është krijuar nga projektuesi Cristian MAPELLI, pjesë e Departamentit të Kërkimit dhe Zhvillimit të REMER Group. Q-Ambient punon me anë të energjisë elektrike, por me një konsum të ulët kështu që ju mund ta lini dritën ndezur pa asnjë shqetësim.
Serie Winner Eco
Winner Eco ka një dizajn modern, elegant dhe kosto të ulët. Një linjë e thjeshtë, e dizenjuar me kujdes deri në detajin më minimal për të qënë e lehtë dhe funksionale në të gjitha modelet e saj për banjo dhe kuzhinë.Rubineti Winner Eco është një nga modelet më të hollë në kategorinë e tij. Ai është zgjedhja më e përshtatshme, ekonomike dhe praktike për shtëpinë tuaj pa cënuar stilin dhe estetikën e mobiljeve. Linja është projektuar nga dizenjuesi Cristian MAPELLI, pjesë e Departamentit të Kërkimit dhe Zhvillimit të REMER Group, afër Milanos.
Serie Class Line Eco
Dizajni i serisë Class Line Eco luan luan në paralelizmin midis levës dhe lëfytit, duke e bërë sipërfaqen krejtësisht të sheshtë dhe pasqyruese. Më pas i bashkon ato me anë të një tubi të hollë.Tre llojet e lavamanëve, standart, i lartë dhe kolonë (shtyllë), përdorimi i patentës REMER dhe dizajni elegant e bëjnë Class Line Eco një set të plotë rubinetash, i cili pasqyron karakteristika teknike dhe projektimi të standarteve të larta.