×
Secondary Adv

Kondicioneri qe ju siguron freski dhe gjeneron energji elektrike!

Share on Google+

Kompania “Be Power Tech” së fundmi ka krijuar një kondicioner mjaft efikas, i cili jo vetëm që ju siguron freski, por mund të gjenerojnë edhe energji elektrike.

 

Sistemi i quajtur BeCool thjeshton teknologjinë e kondicionerëve duke sjellë më shumë kursim të energjisë në krahasim me një sistem tradicional. Sistemi punon duke mbledhur ajrin e ngrohtë të lagësht dhe futjen e tij në një tharës lagështie brenda një pajisjeje të transferimit në masë (HMX). Më pas në HMX shtohet kripë ose ndonjë substancë lagështithithëse.

Benefitet e BeCool janë:

Ul koston e energjisë në më shumë se 67%.

Prodhon 5 kW të energjisë elektrike për furnizimin e banesës tuaj.

Është e lehtë për tu instaluar.

Nuk ka kimikate të dëmshme.

Mbron dhe ripërtërin mjedisin duke reduktuar dhe eliminuar emetimet e dëmshme.

Sistemi BeCool redukton  emetimet e CO2 me 53%, ndërkohë që redukton kimikatet toksike nga 100%.

Kompania do fillojë testimet e këtij sistemi në 2017, kurse në treg do të dalë në vitin 2018.


Më të lexuarat