1,007 robote kineze thyejne rekordin boteror duke kercyer ne menyre te sinkronizuar
Kina ka thyer përsëri një rekord botëror të Ginesit. Gjate Festivalit të Birrës, i cili u zhvillua fundjavën e 29 korrikut, kanë kërcyer 1,007 robotë në mënyrë të sinkronizuar.
Ata ishin të gjithë identikë, më ngjyrë të kuqe dhe të bardhë. Secili ishte i gjatë 43.8 centimetra dhe të gjithë u kontrolluan nga një pajisje e vetme e telefonisë celulare. Performanca e tyre zgjati 60 sekonda.
Robotët dhe performanca u prodhuan nga kompania kineze e robotëve e quajtur “Ever Win.” Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga kompania me bazë në Shenzhen “UBTECH Robotics”në fillim të shkurtit, me vetëm 540 robotë.
Sipas Quan Jinyou, shefi i teknologjisë i Ever Win, ata ishin projektuar me një teknologji të veçantë enkriptimi për të zvogëluar ndikimin e valëve të radios nga telefonat dhe pajisjet me Bluetooth, duke zvogëluar çdo mundësi që mund të nxirrte robotët jashtë sinkronizimit dhe funksionimit.