NASA zbulon se dikur ne Mars kane ekzistuar liqene
Një studim i ri nga NASA ka konfirmuar se Marsi miliarda vjet më parë ishte i aftë për ruajtjen e ujit në liqene për një periudhë të gjatë kohore.
Kohë e fundit shkencëtarët kanë gjetur prova të forta për të mbështëtur pretendimin se aty ka ekzistuar ujë i rrjedhshëm. Kjo pasi vijat, që janë gjendur në sipërfaqe të planetit nuk mund të shpjegohen në mënyrë tjetër.
Sipas hulumtuesve këto vija janë të përbëra nga disa minerale të caktuara, të cilët janë formuar si rezultat i avullimit. Liqenet e lashtë do të kenë avulluar duke lënë sedimente (depozitime).
“Hulumtimi ynë në Mars ka qënë “për të ndjekur ujin”, në kërkimin tonë për jetë në univers, dhe tani ne kemi prova bindëse që vërtetojnë atë që kemi dyshuar prej kohësh. Ky është një zhvillim i rëndësishëm, i cili konfirmon se uji edhe pse i kripur, rrjedh sot në sipërfaqen e Marsit”: tha astronauti John Grünsfeld.