×
Secondary Adv

Del ne shitje per 7000 USD makina e pare me 3 rrota

Share on Google+

Kompania “Elio Motors” ka njoftuar se makina e saj me tre rrota do të dalë së shpejti në shitje me një çmim rreth 7000 dollarë.

Automjeti do të ketë dy vende për pasagjerë dhe shpejtësi maksimale deri në 160 km/h. Ajo ka të njëjtën gjatësi si Honda Fit (4 metër), por gjysmën e peshës së saj, 570 kg.Makina ka vetëm një derë, në anën e majtë dhe kjo sipas kompanisë shkurton koston e prodhimit. Për shkak se ka vetëm tre rrota (dy para dhe një në pjesën e pasme) qeveria amerikane e ka klasifikuar si motoçikletë.

Ajo do të ofrohet në dy konfigurime, me një transmision manual ose automatik.  Ka ajër të kondicionuar, një AM / FM radio, tre “Air-Bags”,  teknologji të lartë si dhe standarta të larta sigurie.Deri tani më shumë se  27.000 njerëz kanë rezervuar një model  dhe firma shpreson që brenda viti 2016 të mund të prodhojë deri në 250.000 makina.


Më të lexuarat