×
Secondary Adv

Estream, hidrocentrali me i vogel ne bote

Share on Google+

“Estream” është një gjenerator i vogël portativ i krijuar nga kompania koreane Enomad.  Ai konverton lëvizjen e ujit të lumenjëve në energji për të karikuar paisjet tuaja elektronike.

 

Paisja ka një bateri 6,400mAh, e cila merr rreth 4.5 orë për tu karikuar plotësisht. Me anë të saj ju mund të karikoni 3 smartfonë, GoPros apo edhe një tabletë, dy hërë më shpejt se sa një prizë e rregullt. Ai është i përkryer për alpinistët apo kampistët.

 

Ai është i lehtë për tu përdorur, peshon pak dhe është projektuar në mënyrë të tillë që mund të mbahet edhe në një çantë shpine. Ky hidrocentral i vogel ka ruterin e Wi-Fi, altoparlantin, bateri për fenerin etj.

Sot në treg ka shumë bateri portative, por ndryshe nga të tjerët Estream ngarkohet me anë të ujit duke Ai minimizuar  ndikimin në mjedis të konsumit tuaj të energjisë. “Enomad” është aktualisht në një fushatë në Kickstarter për financimin e paisjes.

 


Më të lexuarat