×
Secondary Adv

NASA krijon robotin qe do udhetoje ne hapesire

Share on Google+

Eksplorimi i Planetit të Kuq mbetet një nga objektivat më të mëdhenj të agjensive hapësinore dhe NASA ka punuar pa u lodhur për të përmbushur këtë mision deri në vitin 2020.

 

Së fundmi ajo ka hapur regjistrimet për zhvillimin e një konkursi të quajtur “The Space Robotics Challenge”.  Ekipet që do të marrin pjesë në konkurs  duhet të programojnë një robot virtual të modeluar sipas Robonaut 5 (R5) të NASA-s, së bashku me përfundimin e disa detyrave në një simulim që përfshin periudha latente për të përfaqësuar vonesën e komunikimit nga Toka në Mars.

Regjistrimi për “The Space Robotics Challenge”  fillon më 17 gusht 2016, me një raund kualifikues nga mesi i shtatorit deri në mes të nëntorit. Finalistët do të shpallen në muajin dhjetor dhe do të angazhohen në praktika të hapura nga janari deri në fillim të qershorit 2017.

Konkursi do të mbahet në një mjedis virtual. Secili ekip do të sfidohet me zgjidhjen e pasojave të një një stuhie pluhuri që ka dëmtuar një vendbanim marsian. Çmimi që do të marrë skuadra fituese është 1 milion dollarë.


Më të lexuarat