×
Secondary Adv

Keto jane syzet me te holla dhe me te lehta te realitetit virtual

Share on Google+

Një kompani kineze e quajtur  “Dlodlo” ka prezantuar produktin e saj më të fundit, syzet me te holla dhe me te lehta te realitetit virtual.

 

Ato quhen “V One”, janë bërë nga fibra karboni, peshojnë vetëm 88 gram dhe nuk kanë  rripa elastikë. Lentet e tyre janë vetëm 1.7 cm të trasha dhe secila prej tyre është mbi 800 PPI - pixels për inç.   

 

"V One" janë moderne, kompakte dhe mund të mbahen edhe në xhep. Ato kanë  një bateri 3,000 mAh, që do të thotë se mund të përdoren për 2-3 orë pa pasur nevojë për karikim. Sipas kompanisë ato do të jenë në dispozicion në muajin tetor me një  çmim prej 559 dollarë.


Më të lexuarat