×
Secondary Adv

Se shpejti Dubai hap biblioteken e pare ne bote per materialet e ndertimit

Share on Google+

Biblioteka e parë në botë për materialet e ndërtimit do të hapet në Dubai në fund të këtij viti.

 

E quajtur “D-Town Library”, projekt i kompanisë “D-Town Enterprises”, ajo u krijua me qëllim për të mbushur hendekun që ekziston mes industrive të ndryshme prodhuese dhe konsumatorëve.

 

Biblioteka do të ketë kapacitet për të afishuar me mijëra materiale nga një sërë sektorësh, duke përfshirë ndërtimin, prodhimin dhe modën.  Aty vizitorët do të kenë mundësi të konsultohen me inxhinierë në lidhje me përbërjen, aplikimin dhe detajet e prodhimit të këtyre lëndëve. Aktualisht “D-Town Library” është në proces të përzgjedhjes së materialeve dhe ka nënshkruar marrëveshje me prodhues nga: Nju Jork-u, Parisi dhe Tokio.

 


Më të lexuarat