Secondary Adv

Hyperloop One synon te ndertoje tubat nenujore te transportit supersonik

Share on Google+

“Hyperloop One” pasi testoi me sukses tubat e tij të transportit me shpejtësi supersonike në muajin maj, tani synon të krijojë edhe një version nënujor të tyre.

 

Ata mund të përdoren për të transportuar mallra nga anijet në portet e rinj të krijuar rreth 16 km larg nga toka. Kompania shpreson të zhvendosë portet e transportit detar larg nga lokacionet e tanishme dhe anijet të kenë si vend ankorimi diçka të ngjashme me një “platformë gjigande të naftës”, ku do të shkarkojnë ngarkesën e tyre. Më pas, kjo e fundit do të transportohet në breg nëpërmjet tuneleve nënujore Hyperloop.

Peter Diamandis, anëtar i bordit të “Hyperloop One” dhe CEO i Fondacionit X-Price, tha: “Ne kemi folur me autoritetet portualë të shumë vende të botës për idenë tonë. Unë mendoj se një gjë shumë interesante për të ardhmen është se ka shumë hapësirë të pashfrytëzuar nën tokë.” Së fundmi ai tha se kompania po synon ti përdorë këta tuba nënujorë edhe për transportin e njerezve.


Më të lexuarat