Sipas një sondazhi të bërë nga portali “Architecture and Design” biblioteka kombëtare e Republikës Çeke është një nga më të bukurta në botë.
Ajo quhet “Klementinum” dhe është e ndërtuar në stilin barok. Për herë të parë u hap në vitin 1722 si pjesë e universitetit jezuit dhe përmban mbi 20.000 libra.
Afresket në tavan janë pikturuar nga Jan Hiebl. Në 1781, drejtori Karel Rafael Ungar themeloi “Biblioteca Nationala”, një koleksion i letërsisë në gjuhën çeke. Disa nga librat e rrallë historike nga ky koleksion janë dërguar në Google për skanimin dhe do të jetë në dispozicion në Google Books.
Kjo bibliotekë është një thesar i rralllë dhe pak i njohur, kështu që është ajo e lidhur me disa fakte pak të njohura nga njerëzit, për shembull: Klementinum ishte kolegji i tretë jezuit më i madh në botë, regjistrimi lokal i motit filloi këtu në vitin 1775 dhe vazhdon akoma. “Klementinum” është përmendur në romanin “The Secret Miracle” nga shkrimtari i njohur spanjoll Jorge Luis Borges.