Ne rruget e Helsinkit dalin per here te pare autobuset autonome
Gjatë kësaj jave në Helsinki dy minibusë autonomë kanë bërë udhëtimin e tyre të parë. Ata janë projektuar nga kompania franceze “EasyMile”.
Këto automjete elektrike mund të mbajnë deri në 9 pasagjerë dhe të ecin me shpejtësi 40 km/h. Megjithatë, gjatë periudhës së provës, shpejtësia e tyre është kufizuar në 11 km/h dhe në autobus ka qënë i pranishëm edhe një shofer.
Projekti ka për qëllim që brenda 10 viteve të ardhshme ta ktheje Helsinkin në një qytet pa makina. Kjo do të sillte përmirësim në sistemin e transportit publik. Në të njëjtën kohë, po bëhen përpjekje për të zhvilluar një program më anë të së cilit njerëzit mund të rezervojnë apo të paguajnë autobusin, taksinë dhe trenin nëpërmjet aplikacioneve në smartfonin e tyre.
Këta minibusë elektrikë do të fillojnë udhëtimin e tyre në Espoo dhe Tampere (qytete të tjera në Finlandë) këtë vjeshtë. Pas borës së parë, ata do të pezullohen deri në sezonin pranveror. Sipas ligjeve të transportit të Finlandës nuk është e nevojshme që shoferi të jetë i pranishëm në automjet, kështu që vetë-drejtimi është ligjërisht një opsion i mundshëm.