×
Secondary Adv

Airbus, krijon taksite fluturuese

Share on Google+

Kompania “Airbus” ka projektuar disa taksi fluturuese me qëllim që ti japë fund problemit të trafikut në zonat e mëdha urbane.

 

Ato do të quhen CityAirbus dhe pasagjerët mund ti rezervojnë me anë të smartfonëve të tyre. Në fillim ato do të drejtohen nga një pilot dhe më pas, kur rregullat kombëtare ta lejojnë do të fluturojnë në mënyrë autonome.

Përveç taksve fluturuese, Airbus është duke krijuar edhe një helikopter elektrik, autonom në një projekt të quajtur “Vahana.” Ideja është se helikopteri mund të përdoret si për qëllime komerciale ashtu edhe personale. 

Rodin Lyasoff, drejtues i Airbus në krye të projektit tha: “Në më pak se dhjetë vjet, ne mund të kemi në treg produkte që do të  revolucionarizojnë udhëtimin urban për miliona njerëz.”


Më të lexuarat