Secondary Adv

SensFloor, dyshemeja inteligjente qe ju tregon se kur ju jeni duke qendruar mbi te

Share on Google+

Dyshemetë inteligjente nuk janë një ide e re dhe e padëgjuar më parë, por tani falë një kompanie Gjermane ato mund të bëhen më të lehta dhe të përballueshme për konsumatorët.

 

 

Teknologjia e quajtur “SensFloor” është në gjendje të zbulojë dhe të analizojë të dhënat në kohë reale kur ju jeni duke lëvizur mbi dysheme.

“SensFloor” është një copë e hollë, në të cilën janë vendosur shumë sensorë. Ajo është e dizenjuar për tu shtruar nën qilimin tuaj dhe sensorët me të cilët është e pajisur mund të kapin ndryshimet në fushën elektrike (si për shembull kur një njeri është duke qëndruar mbi të) dhe me anë të një seri modulesh të radios i transmetojnë ato në një modul të kontrollit.

Është mbresëlënëse kur ti e kupton se gjithë kjo teknologji është instaluar brenda një materiali vetëm 2mm të trashë. Një teknologji e tillë në fillim mund të duket si e parëndësishme, por në fakt ka shum ëraste në të cilat ajo mund të përdoret.

Për shembull, një sistem i  SensFloor ishte instaluar kohët e fundit në një shtëpi pleqsh në Alsace, Francë, për të ndihmuar në monitorimin e të moshuarve. Sa herë që një banor bie në tokë, sistemi është në gjendje të njoftojë stacionin e infermjereve. Aktualisht produkti është ende shumë i kushtueshëm, afërsisht 270 dollarë për çdo 1 metër kartor.


Më të lexuarat