Inxhinieri kanadez krijon motocikleten e pare autonome
Kompanitë më të mëdha të prodhimit të automjeteve i kanë kushtuar më tepër vëmendje krijimit të makinave dhe kamionëve autonomë. Por, inxhinieri kanadez Charles Bombardier ka sjellë një risi, motoçikletën autonome.
Ajo quhet “Cyclotron” dhe mund të transportojë dy pasagjerë njëkohësisht. Ata do të ulen përballë njëri-tjetrit, duke pasur mundësi të çlodhen, të bisedojnnë dhe të njihen me njëri-tjetrin.
Projektuesi i saj tha se mjeti futuristik do të ruajë stabilitetin duke përdorur një xhiroskop (karusel), duke e mbajtur atë të drejtë edhe kur ka mbëritur në stacion dhe duhet të ndalojë. “Cyclotron” mund të përdoret në të gjitha stinët. Motoçikleta autonome mund të karikohet me anë të valëve dhe të blejë apo shesë energji elektrike në kohë reale me automjetet e tjera, në varësi të luhatjeve të çmimit.
Inxhinieri kanadez beson se “Cyclotron” mund të ndihmojë për të reduktuar bllokimet në rrugë, për shkak të gjerësisë së reduktuar dhe gjithashtu mund të reduktojë konsumin e energjisë në krahasim me makinat elektrike ekzistuese.