×
Secondary Adv

NASA krijon aeroplanin e pare qe do te shkoje ne Mars

Share on Google+

Një grup studentësh nga SHBA kanë projektuar avionin e parë, i cili një ditë do të mund të fluturojë në Mars.

 

I quajtur Prandtl-M, ai është një avion i vogël pa motor, që mund të pilotohet në distancë. Prototipi fluturoi më 11 gusht në Qendrën Kërkimore të Nasa-s në Kaliforni.

Gjatë udhëtimit të tij në Mars, i cili do zgjatë rreth 10 minuta, avioni mund të marrë imazhe topografike shumë të detajuara me rezolucion të lartë. Dave Berger, menaxheri i programit të studentëve tha: “Programi është mjaftueshëm i vogël, kështu që ne mund ta dizenjojmë dhe ta fabrikojmë atë shumë shpejt. Gjithashtu ne mund të provojmë diçka që askush nuk e ka bërë më parë.”

Të dhëna teknike mbi aeroplanin:

Hapja e krahëve: 7.6 metra

Pesha: 12.7 kg

Shpejtësia: 33 km/h

Lartësia maksimale: 67 metra


Më të lexuarat