×
Secondary Adv

Teknologjia e re e Facebook per te shperndare internet edhe ne zona shume te largeta

Share on Google+

Sot në botë ka ende rreth katër miliard njerëz, të cilët nuk kanë akses në internet.

 

Megjithatë, Facebook për të luftuar këtë problem ka krijuar një mënyrë të re. Kompania ka vendosur të përdorë lazer për zbulimin e sinjaleve optike të komunikimit që udhëtojnë nëpër ajër.

Për tu lidhur me rrjetet ‘wireless’ metodat aktuale kërkojnë fibra optike dhe kullat e celularëve, të cilat mund të jenë të vështira për tu vendosur në zona shumë të thella. Z. Tobias Tiecke, i cili udhëhoqi studimin, tha: “Një pjesë e madhe e njerëzve nuk mund të përdorin internetin, pasi infrastruktura e komunikimit ‘wireless’ nuk është në dispozicion në vendin ku ata jetojnë, kryesisht në zona shumë të thella  të botës.”

“Ne jemi duke zhvilluar teknologji të komunikimit, të cilat janë përshtatur për zonat ku njerëzit jetojnë shumë larg nga njëri-tjetri.”- shtoi ai. Pajisja përdor materialet fluoreshente në vend të optikave tradicionale për të mbledhur dritën dhe përqëndruar atë në një fotodetektor të vogël. Sistemi normal Wi-Fi përdor vetëm rreth  4 Mbps (megabits për sekondë), gati 40 herë më pak se sa transmetimi i gjeneruar nga lazeri.


Më të lexuarat