×
Secondary Adv

Bruksel, krijohet tapeti gjigand me 600 000 lule

Share on Google+

Në fillim të këtij muaji në Bruksel u krijua një tapet i madh i bërë vetëm me lule.

 

I mbushur me imazhe të luleve, zogjëve dhe detit, ai u krijua për të festuar 150 vjetorin e miqësisë midis Belgjikës dhe Japonisë. “Tapis de Fleurs” me sipërfaqe 1000 metër katror u dizenjua nga një organizatë jofitimprurëse dhe në realizimin e tij ndihmuan vullnetarë, ilustrues, projektues grafik si edhe arkitektë.

 

Në total për krijimin e tij janë përdorur rreth 600.000 lule të ndryshme. Kur ju e shihni tapetin nga sipër duket qartë ndikimi i ilustrimeve japoneze. Ai përfshin motive që  gjenden në artin japonez si koi dhe vinça.

Tashmë krijimi i tij është bërë traditë në Bruksel. Ai ëhstë 77 metra i gjatë dhe 24 metra i gjerë, kurse për ta mbledhur duhen rreth 4 orë dhe 120 vullnetarë. Kjo tradita filloi në vitin 1971 dhe ka vazhduar deri ditët e sotme. 


Më të lexuarat