Keto jane tullat inteligjente qe mund te prodhojne energji dhe te riciklojne ujin
Një universitet në Bristol, Angli është duke krijuar tullat ‘inteligjente’, të cilat mund të gjenerojnë energji elektrike nga rrezet e diellit dhe të riciklojnë ujërat e zeza nëpërmjet teknologjive inovative.
Projekti do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin Newcastle, ekspertë nga Firence, Këshillin Kërkimor Kombëtar Spanjoll, Grupin LIQUIFER dhe EXPLORA. Qelizat e karburantit mikrobial (MFC) dhe algat do të vendosen në tulla për ti lejuar ato të përshtaten me ndryshimin e motit, kushtet e mjedidit dhe të përshtaten sipas numrit të banorëve të një ndërtese duke siguruar rritje të përfitimeve.
Profesor Ioannis Ieropoulos, Drejtor i Qendrës së bioenergjisë Bristol (BBiC) tha: “Qelizat mikrobike të karburantit janë shndërues të energjisë që shfrytëzojnë aktivitetin e metabolizmit të mikrobeve për të shpërbërë mbetjet organike dhe për të gjeneruar energji elektrike.”
Kjo do të na lejojë të shqyrtojmë mundësinë e trajtimit të mbetjeve shtëpiake, duke prodhuar energji elektrike ne nivele të dobishme dhe të kemi mure ‘aktivë të programueshëm’ në ambientet tona.