Braidio, sistemi qe ju lejon te transferoni energji nga paisja e nje shoku
Një ekip nga Universiteti i Masaçusets ka krijuar një sistem të ri, i cili një ditë do të ndihmojë që paisjet tona ‘inteligjente’ të mbajnë bateri për një kohë më të gjatë.
Sistemi quhet ‘Braidio’ dhe funksionon si një radio standarte me Bluetooth, kur një paisje ka energji të mjaftueshme. Kurse në rastin kur ajo është e ulët punon në mënyrë të ngjashme me identifikuesin e frekuencave të radios (RFID), duke shkarkuar energjinë në një paisje me bateri më të madhe kur është e nevojshme.
Sipas hulumtuesve kjo do të thotë se kur një ‘smartwatch’ dhe ‘smartphone’ janë të pajisur me Braidios, ata mund të punojnë së bashku për të ndarë në mënyrë proporcionale energjinë e konsumuar për komunikim.
Sistemi përdor komponentë me kosto të ulët dhe studiuesit thonë se ai mund të përdoret një ditë për ti bërë pajisjet personale më efikase, duke reduktuar madhësinë e tyre fizike.