Kompania udhqimore arrin te krijoje qumeshtin artificial
Një kompani ushqimore me bazë në Berkli ka prodhuar së fundmi një produkt të ri, i cili origjinën e ka nga proteinat e qumështit. Por, në këtë rast ato nuk janë të prodhuara nga lopët, por nga tharmi (maja).
Ata e quajnë atë, “Perfect Day” (më parë Muufri). Sipas kompanisë përveç përfitimeve për konsumatorët individualë, ata gjithashtu prodhojnë 84 për qind më pak karbon në krahasim me mënyrën tradicionale të prodhimit të qumështit.
Bashkë-themeluesi i “Perfect Day” Perumal Gandhi tha: “Ne jemi duke u përpjekur për të krijuar një produkt që është më i mirë se çdo gjë tjetër, diçka që ka më të mirën e produkteve të qumështit, por edhe alternativën më të mirë.”
Si mund të prodhojmë qumështin pa lopë?
Duke përdorur maja të modifikuar gjenetikisht, skuadra ka kthyer me sukses sheqerin në proteina qumështi të njohura si kazein. Dhe më pas këto proteina janë përdorur për prodhimin e qumështit ushqimor pa përdorimin e ndonjë lope.
Ky qumësht i prodhuar nga thermi (maja) ka shumë vitamina dhe minerale që normalisht do ti gjeni në qumështin e lopës, por duke shtuar në të një përzierje të yndyrave dhe sheqernave me bazë bimore e bën atë mos përmbajë kolesterol dhe laktozë.
Kompania po planifikon ta nxjerrë në treg këtë produkt në vitin 2017, me çmim të njëjtë si qumështi standart. Kjo do ta bëjë atë edhe më tërheqës dhe konkurues në treg.