×
Secondary Adv

Amtrak sjell ne SHBA trenat e shpejtesise se larte

Share on Google+

Kompania “Amtrak” do të sjellë në SHBA 28 trena të shpejtësisë së lartë në vitin 2021.

 

Ata do të mbajnë më shumë se 400 pasagjerë në ditë dhe do të kenë shpejtësi maksimale 300 km/h, kurse ajo normale do të jetë 260 km/h.

Trenat do të kenë Wi-Fi, ndriçim të përshtatshëm për të lexuar, më shumë porta USB-je dhe shërbim për ushqim. Udhëtimi me shpejtësi të lartë ju jep mundësi të bisedoni, punoni dhe relaksoheni. 

Pjesa e brendshme e tyre do të jetë e përshtatshme për të gjithë pasagjerët, edhe për ata me aftësi të kufizuara. Trenat e rinj mund të mbajnë 35% më shumë pasagjerë se ata tradicionalë. Ata do të jenë 30% më të lehtë dhe do të reduktojnë deri në 20% konsumin e energjisë. Disa prej tyre do të operojnë në vitin 2021, ndërsa disa të tjerë në 2022.


Më të lexuarat