7 shtator Apple prezanton iPhone 7. Ja disa karakteristika te tij
Gjatë një koference për shtyp Apple ka njoftuar se në javën e parë të shtatorit do të do të prezantojë iPhone 7. Eventi do të zhvillohet në San Francisko. Sipas informacioneve nga burime anonime disa karakteristika të tij do të jenë:
1. iPhone 7 do jetë : 4.7 inç dhe 5.5 inç
2. Dizajni i tij është shumë i ngjashëm me iPhone 6S dhe 6S Plus (thuhet se iPhone7 nuk do të ketë butonin kryesor ‘home’).
3. Kamera e tij do të jetë më e madhe dhe e përmirësuar. Ai do të ketë një kamera të dyfishtë, e cila i lejon përdoruesit të bëjnë foto me cilësi SLR dhe imazhe 3D me një smartphone.
4. iPhone i ri do të ketë software iOS 10, një procesor dhe bateri të përmirësuar (1,960mAh).
5. Kapacitet të ruajtjes së informacionit duke filluar nga 32GB në 256GB.
6. iPhone 7 do të jetë rezistent ndaj ujit.
7. Sipas thashethemeve ai do të jetë 3 mm më i trashë dhe do të përfshijë teknologjinë e njohur si Li-Fi.
8. Duket se Apple ka hequr vendin e vendosjes së kufjeve te iPhone i ri, kjo do të thotë se ndoshta ju do të përdorni kufje ‘wireless’.