Secondary Adv

Makina e re elektrike e Volkswagen karikohet per 15 min dhe kushton me pak

Share on Google+

Njerëzit gjithmonë hezitojnë të blejnë makina plotësisht elektrike për 2 arsye: duhen karikuar shpesh dhe kanë çmim të lartë krahasuar me modelet tradicionale.

 

Duke marrë parasysh këto, kompania ka planifikuar të prodhojë një makinë të re elektrike, e cila mund të karikohet për vetëm 15 min dhe të kushtojë më pak se automjetet që punojnë me lëndë djegëse.

Matthias Müller, CEO i Volksëagen tha se makina e re mund të udhëtojë deri në 500 km duke e karikuar vetëm një herë dhe mendohet të lançohet në vitin 2025. Gjatësia e udhëtimit, koha që duhet për tu karikuar si edhe mundësia për të siguruar mbushësit e përshtatshëm janë disa nga sfidat me të cilat përballen tani prodhuesit e automjeteve elektrike.

Volkswagen tha se projekti i plotë përfshinte dhe prodhimin e një furgoni të vogël mallrash  dhe të një veture të madhe luksoze.

 


Më të lexuarat