×
Secondary Adv

Inagurohet kulla e re me e larte ne Tajlande

Share on Google+

 MahaNakhon, tani është ndërtesa e re më e lartë në Bangkok, Tajlandë. 

 

Planet për ndërtimin e saj u bënë publike në vitin 2009 nga sudioja arkitektonike “Office for Metropolitan”, por dizajni final është përfunduar nga firma ndërkombëtare e arkitekturës “Büro Ole Scheeren.” Ajo u inagurua më 29 gusht. Aty do të gjeni dyqane të shitjes me pakicë, hotel dhe apartamente.

Sipas disa burimeve ndërtimi i saj ka kushtuar 520 milion dollarë (18 miliard baht). Kulla është e lartë 313 metër. Për momentin ajo mban titullin e ndërtesës më të lartë në Tajlandë, por jo edhe për shumë kohë, pasi një strukturë e re e quajtur “Rama IX Super Tower” është propozuar të ndërtohet në 2019. Ajo do të jetë e lartë 615 metër, pothuajse dyfishi i MahaNakhon.


Më të lexuarat