×
Secondary Adv

Brezi i ri i roboteve do te imitoje sjelljen e njerezve thjesht duke i vezhguar ato

Share on Google+

Një ditë një gjeneratë e re robotësh do të mësojë të veprojë si njerëzit pa u treguar atyre se si të sillen.

 

Këto makineri janë në gjendje të mësojnë se si punon sistemi natyral dhe artficial vetëm duke i parë ata. Kjo do të thotë se në botën e robotikës janë bërë hapa para.

Dr Roderich Gross nga Departamenti i Kontrollit Automatik dhe Sistemeve Inxhinierike, në Universitetin e Shefild, tha: “Studimi ynë përdor testin Turing për të zbuluar se si një sistem i caktuar, jo domosdoshmërisht një njeri, punon.”

Hulumtuesit vendosën nën vëzhgim disa robotë dhe donin të gjenin rregullat që udhëhiqnin lëvizjet e tyre. Ata gjithashtu vunë nën mbikëqyrje edhe një grup tjetër robotësh për të gjurmuar lëvizjet e tyre. Për këtë ata përdorën një tëknikë të re të quajtur  ‘Turing Learning’.

‘Turing Learning’ nuk ka nevojë për njohuri paraprake për të lejuar një robotët të pikturojë si Picasso. Hulumtuesit besojnë se kjo teknikë mund të çojë në përparime në teknologji dhe shkencë.


Më të lexuarat