Secondary Adv

NASA krijon nendetesen per te eksploruar oqeanet e Titanit

Share on Google+

Titan, hëna e Saturnit ngjason më shumë me një planet. Aty ekzistojnë retë dhe një atmosferë e ngjashme me të tokës.

 

Edhe me këto ngjashmëri, ka disa dallime si: oqeanet e metanit të lëngshëm. Pavarësisht natyrës jo të banueshme të Titan, NASA po ndërton një nëndetëse robotike për të eksploruar oqeanet e metanit, për të kërkuar për shenja të mundshme jete.

Me shume gjasa njerëzit asnjëherë nuk do të jenë në gjendje të vizitojnë hënën e Saturnit, por kjo nuk do të thotë se atje nuk mund të mbijetojë ndonjë formë tjetër organizmi. Sipas shkencëtarëve, rrezet e diellit që godasin Titanin duhej ta kishin shkatëruar gjithë metanin brenda 10 milion vjetëve, por në mënyrë të pashpjegueshme ai gjendet ende aty.

Mundësia për të pasur jetë në Titan nuk është e ekzagjeruar, duke pasur parasysh se ka një atmosferë të ngjashme me Tokën. Për të eksploruar oqeanet e metanit, hapi i mëtejshëm është ndërtimi i një nëndetëse pa pilot të quajtur “Titan Sub.” Titan Mare Explorer (TiME) është emri i këtij misioni  të NASA-s, i cili mendohet të realizohet në 2038.


Më të lexuarat