×
Secondary Adv

Samsung krijon rripin inteligjent, i cili monitoron shendetin tuaj

Share on Google+

Kompania koreane Samsung ka krijuar një paisje, e cila punon si monitoruese e shëndetit, por përdoret edhe si një rrip.

 

Ai quhet WELT dhe përdor sensorë për të monitoruar përmasat e belit tuaj, aktivitetin dhe zakonet e ngrënies, në përpjekje për të inkurajuar një mënyrë jetese të shëndetshme. WELT shkurtesa e ‘wellness belt’ (rripi i mirëqënies) u prezantua për herë të parë në muajin janar gjatë CES-it.

Rripi inteligjent gjurmon hapat e atij që e mban, llogarit sa gjatë ka qëndruar ai ulur dhe monitoron temperaturën. Ai njeh madhësinë e perimetrit të belit nga 71 cm deri në 111 cm (28 inç-44 inç). WELT karikohet njësoj si një smartphone dhe bateria zgjat më shumë se 20 ditë. Ashtu si paisjet e tjera të fitnesit edhe ky rrip ka aplikcionin e tij. Ai vjen në ngjyra të ndryshme dhe është lehtësisht i kombinueshëm me veshjen e përditshme.


Më të lexuarat