×
Secondary Adv

Sony krijon asistentin inteligjent personal

Share on Google+

Gjatë panairit IFA në Berlin, kompania Sony konfirmoi se në muajin nëntor do të dalë në shitje produkti i saj më i fundit, Xperia Ear.

 

Xperia Ear është një kufje ‘wireless’, e cila pasi lidhet me smartphonin tuaj mund të suportojë një shumëllojshmëri të komandave zanore të tilla si: mesazhet e diktuara, kërkimet në internet dhe informacionet rreth motit.

Ju gjithashtu mund të merrni udhëzime, të shikoni programin (axhendën) tuaj si edhe të merrni më shumë njoftime nga telefoni juaj. Bateria e Xperia Ear mund të mbajë gjatë gjithë ditës dhe ju do të ndiheni shumë rehat edhe kur ta keni atë të vendosur në vesh. 


Më të lexuarat