×
Secondary Adv

Paisjet me te mira qe u prezantuan gjate panairit Europian te teknologjise ne Berlin

Share on Google+

Panairi më i madh i teknologjisë në Europë i njohur si IFA, mbahet çdo vit në Berlin. Aty kompani nga e gjithë bota prezantojnë krijimet e tyre më të fundit si: smartphone, tabletë dhe paisje të tjera elektronike. 

 

Më poshtë po ju listojmë disa prej tyre.

 

1. Bosch Seria 8

Është furrë, e cila mund të kontrollohet në distancë duke përdorur aplikacionin “Drop Recipes”. Ai regjistron kohën, temperaturën dhe parametrat.

 

2.Tile Slim

Ai është një gjurmues i vogël, i cili lidhet me telefonin tuaj nëpërmjet Bluetooth-it dhe ju ndihmon të gjeni në disa sekonda sendet që keni humbur. Kushton 30 dollarë.

 

3. Pawbo+

Është një kamera për kafshët shtëpiake. Ajo ju lejon që ju ti shikoni ose të bashkëveproni me to nëse i keni lënë vetëm në shtëpi. Paisja është e pajisur më një altoparlant dhe kamera.

 

4. Përshtatës i kufjeve ‘wireless’ 

Në IFA  kompania Griffin prezantoi përshtatësin e kufjeve ‘wireless’, i cili kushton 25 dollarë.

 

5. Xperia Ear 

Kompania Sony prezantoi Xperia Ear, i cili është një asistent inteligjent personal. Ai do të dalë në treg në disa vende në muajin nentor.

 

6. ZenScreen

ZenScreen është një ekran portativ 15.6 inç, i projektuar për t'u përdorur si ekran i dytë për laptopin tuaj kur jeni në lëvizje. Peshon më pak se një kilogram ndhe është vetëm 8mm i trashë. Kushton  226 dollarë.

 

7. Asus ZenWatch 3

Kjo është një orë, që përbëhet nga argjendi dhe floriri rozë. Ajo ka një matës hapash dhe një teknologji HyperCharge, për një bateri që zgjat 2 ditë. Ora do të jetë në dispozicion në muajin tetor duke filluar me SHBA-në dhe Gjermaninë për 305 dollarë.

 

8. Garmin 35

 

Ajo është një orë që ka GPS dhe modalitetet e ecjes, çiklizmit  dhe kardios. Do të jetë në treg për 225 dollarë.

 

9. Samsung Gear S3

Ajo është gjenerata e katërt e smartëatch-it Gear nga Samsung. Është më e madhe se paraardhësja e saj, vjen në dy stile dhe mund të  mbijetojnë në ujë për 30 minuta deri në thellësinë 1.5 metër.

 

10. Dyson Pure Hot

Pure Hot është një pastrues, i cili mund të ngrohë një dhomë dhe njëkohësisht të pastrojë ajrin brenda saj. Sipas kompanisë ajo mund të pastrojë deri në 99.95% të grimacave dhe të dhënat e cilësisë së ajrit i dërgon në aplikacionin Dyson Link.


Më të lexuarat