×
Secondary Adv

Kanada, krijohet peshqiri qe vete-pastrohet

Share on Google+

Krijuar nga dy inxhinierë që jetojnë në Kanada, i ashtuquajturi “SilverBamboo” është jo vetëm peshqiri më i butë i prodhuar ndonjëherë, por ai gjithashtu mund të eliminojë vetë  99,9 për qind të baktereve që mblidhen në të, duke qëndruar gjithmonë i pastër dhe i gatshëm për t’u përdorur.

 

Piyush Maheshwari, një nga krerët e projektit tha për ‘Digital Trends’: “Ideja  për krijimin e tij filloi me të dashurën pasi ajo vuante shumë nga aknet. Ajo solli shumë produkte për kujdesin e lëkurës, por përsëri ato shfaqeshin. Ne shkuam në shumë dermatologë dhe një prej tyre tyre na pyeti se sa shpesh i lajmë peshqirat tanë. Ne i thamë se i lajmë një herë në javë dhe kjo nuk ishte në rregull.”

Peshqiri duhet larë më shumë se dy herë në javë, pasi numri i baktereve në të dyfishohet brenda 20 minutave.  Kjo do të thotë që brenda disa orëve në peshqir mund të gjenden mbi 2 milionë baktere. Kur Maheshwari mësoi këtë, vendosi të gjejë një zgjidhje. Gjatë hulumtimit ai zbuloi se argjendi dhe bamboo kishin veti antibakteriale.  

“Argjendi është përdorur shumë në kujdesin ndaj shëndetit, dhe ka qenë përdorur në mjeksi që nga viti 400 para erës sonë:” tha ai. Gjithashtu fibrat e bambusë përmbajnë një agjent natyror antibakterial të quajtur ‘kun’. Fibrat e Bambusë janë më të buta dhe absorbojnë lagështirën më mirë se pambuku. “SilverBamboo” është 100% organik dhe kur të dalë në treg do të kushtojë 91 dollarë kanadezë.


Më të lexuarat