Roko, roboti qe mund te veproje njesoj si nje majmun
Roko është një robot i dizenjuar për të vepruar si një majmun i vërtetë. Ai do të përdoret për të dorëzuar pako në zona të thella, ku njerëzit apo dronët normalë e kanë të vështirë të shkojnë.
Roko është një robot biomimetik (metoda sintetike që imitojnë proceset biokimike), i cili përdor sensorë si hidrolokator për të zbuluar mjedisin rreth tij, ka krahë elastikë dhe duar për të kaluar nga njëra degë tek tjetra.
Ai do të jetë në gjendjë të shikojë dhe do të ketë kamera me rreze infra të kuqe, kështu që mund të zbulojë kafshët ose njerëzit dhe ti ndjekë ato nëse është e nevojshme.
Gjithashtu Roko do të ketë dy sisteme navigimi: një për të distanca të gjata, i cili mund të arrihet duke përdorur një sistem GPS dhe një tjetër për distanca të shkurtra. Trupi i robotit mund të jetë i mbular me lesh artificial dhe ai mund të imitojë lëvizjet e majmunëve të tjerë vetëm duke i parë ata.