×
Secondary Adv

Egloo ngrohesi ekonomik per shtepine tuaj

Share on Google+

Egloo është një ngrohës i shkëlqyer, i cili mban të ngrohtë  shtëpinë tuaj pa harxhuar energji elektrike.Ai ofron një mënyrë inovative për të përballuar temperaturat e ulta që sjell stina e dimrit. Me vetëm katër qirinj, Egloo mund të ngrohë një dhomë me madhësi deri në 8.3 metër katror.

 

Qiri siguron energji më të lirë dhe më ekologjike, duke shfrytëzuar karakteristikat natyrore të terrakotës, e cila e ruan nxehtësinë  dhemë e pas e liron atë gradualisht nga rrezatimi. Egloo përbëhet nga katër elemente: baza, skara dhe dy kube.

Baza e tij  shërben për të vendosur qirinjtë, të cilët kur ti ndizni do të ngrohin kubet (kupolat) dhe pas 30 minutash hapësira rreth ngrohësit do të rritet me 10 gradë. Ngrohësi i printuar 3D vjen me një larmi ngjyrash dhe kushton rreth 50 dollarë.

 


Më të lexuarat