×
Secondary Adv

Roboti japonez qe do na ndihmoje mos humbasim ne aeroport

Share on Google+

Së shpejti aeroporti Haneda i Tokios do të përdorë robotët humanoidë për të orientuar udhëtarët. Vetëm 90 centimetra i gjatë, humanoidi i quajtur EMIEW3 do të drejtojë përdoruesit në destinacionin e duhur në terminal dhe ka aftësinë të komunikojë në dy gjuhë: japonisht dhe anglisht. Ata janë me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe.

Kompania “Hitachi Ltd” ka testuar robotët ditën e premte dhe shpreson që në fillim të dhjetorit ata të punojnë në mënyrë autonome. Humanoidi i vendosur në qendrën e informacionit mund të thërrasë një robot tjetër për ta ndihmuar me detyrën, i cili do të thotë ‘ju lutem më ndiqni mua’ para se të drejtojë personin në vendin e duhur. Firma shpreson që në të ardhmen e afërt të shtojë gjuhën koreane dhe kineze për robotin.


Më të lexuarat