Sistemi futuristik i transportit Hyperloop vjen edhe ne Angli
Rrjeti i transportit futuristic, Hyperloop tani mund të ndërtohet edhe në Angli.
Qeveria ka treguar interes për këtë teknologji, e cila mund të lidhë qytetet në veri të Anglisë dhe të shkurtojë kohën e udhëtimeve drejt Londrës në vetëm disa minuta.
Megjithëse ajo është në fazën e konceptit , thuhet se dy kompanitë konkurruese për ndërtimin e Hyperloop-it kanë zhvilluar bisedime me qeverinë dhe firmat private.
Sipas “Wired” bisedimet janë përqëndruar në mundësinë për një sistem Hyperloop, i cili lidh Mançesterin me Londrën. Kjo do të ndihmonte në tejkalimin e problemeve ekzistuese të transportit që lidh dy qytetet. Hyperloop do të shkurtonte ndjeshëm udhëtimin 262 km nga Londra në Mançester dhe pasagjerët të udhëtojnë midis dy qyteteve në vetëm 18 minuta. Sipas parashikimeve ky investim do të kushtojë 67 milion dollarë.