×
Secondary Adv

Njihuni me ndertimet me te medha ne bote

Share on Google+

Në të gjithë botën janë duke u ndërtuar ndërtesa shumë të mëdha. Për disa kjo ndodh për arsye praktike, kurse për të tjerët ka të bëjë vetëm me qëllimin për ndërtimin e strukturës më të madhe të të gjitha kohërave.

 

Në shumë kompani, depot janë thelbësore për biznesin, pasi aty magazinohet malli, i cili më pas do të shpërndahet. Në fakt, disa nga këto depo janë aq të mëdha sa që përbëjnë disa prej ndërtesave më të mëdha në botë.Më poshtë po ju listojmë disa prej tyre.

 

1. Meyer Werft Dockhalle 2, Gjermani 

Ai është prej kantierëve detarë më mëdhenj. Objekti është përdorur për të ndërtuar anije luksoze pasagjerësh. Ai u përurua në vitin 2000. Nga vëllimi është  4.72 milion m³, kurse sipërfaqja 63,000 m².

 

2. Resorti “Tropical Islands”, Gjermani 

Tropical Islands ne Gjermani është një strukturë e madhe e mbyllur që përkteheht në një parajsë tropikale vetëm 60 km larg Berlinit. Ajo ka një volum prej 5.2 milion m³ dhe sipërfaqe 70,000 m².

 

3. Jean-Luc Lagardère Plant, Francë 

Ai njihet si vendi i montimit të pjesëve të avionit më të madh në botë, Airbus 8380. Sipas vëllimit, ai mbulon 5.6 milion m³, kurse sipërfaqja është 122,500 m².

 

4. Magazina e importit Target, SHBA

Kjo është një nga magazinat  më të mëdha, e cila është ndërtuar për tu marrë me dërgesat e importit jashtë shtetit. Ajo ka një vëllim prej 7.43 milion m³ dhe sipërfaqe 185,800 m².

 

5. Fabrika Boeing, SHBA

Kjo fabrikë është një nga ndërtesat më të mëdha në botë nga volumi. Ndërtuar në vitin 1968, ajo ka një sipërfaqe 398,000 m² dhe volum 13.3 m³.


Më të lexuarat