Si rezultat i kërkesave në rritje brenda industrisë së anijeve turistike, tregu tani është mjaft konkurrues. Për këtë arsye edhe ndërtuesit e tyre kanë tendencën ti krijojnë ato sa më të mëdha, me dizajn dhe elemnte tërheqëse për pasagjerët.Më poshtë ne kemi listuar 5 anijet turistike më të mëdha në botë. Ato janë:
1. MS Harmony of the Seas
Ndërtuar nga STX France, ajo është një nga anijet më të mëdha në botë më gjatësi 362 metër. Ajo përfundoi së ndërtuari në vitin 2015, pas 32 muajsh dhe mund të mbajë mbi 5000 pasagjerë.
2. MS Allure of the Seas
Ndërtimi saj përfundoi në nëntor të vitit 2009, me një kosto 1.2 miliard dollarë. Ajo është e gjatë 362 metër.
3. MS Quantum of the Seas
Ajo u lançua në vitin 2014. Quantum of the Seas është 347 metër e gjatë dhe ka 200 dhoma.
4. MS Norwegian Escape
Me mbi 20 kuverta, MS Norëegian Escape është 325 metër dhe përmban një nga parqet më të mëdha të ujit. Anija gjithashtu përmban një kompleks sportiv.
5. MS Liberty of the Seas
Ndërtimi i saj përfundoi në maj të 2007, ajo ka 18 kuverta dhe një gjatësi 339 metër.