×
Secondary Adv

Digit, aplikacioni qe na ndihmon te kursejme para

Share on Google+

Digit është një shërbim teknologjik, i cili i ndihmon njerëzit të kursejnë. Në shërbim të këtij qëllimi kompania ofroi një aplikacion për sistemin iOS dhe për atë Android.

Digit lidhet me të gjitha llogaritë tuaja duke kontrolluar dhe analizuar shpenzimet e bëra për të optimizuar kursimet. Njerëzit përdorin numrin e tyre të celularit për të bërë pagesa të drejtpërdrejta, kështu që aplikacioni kontrollon çdo veprim tuajin monetar.

CEO i Digit, Ethan Bloch thotë se kursimet me anë të Digit funksionojnë më mirë me anë të një aplikacioni. Ai shpjegoi se njerëzit ndihen më rehat kur të ardhurat dhe shpenzimet e tyre janë nën kontroll dhe regjistrohet blerje. Në fakt nuk ka ndryshim nëse e njëjta gjë kryhet me anë të një shërbimi SMS që bëhej më parë, apo aplikacionit që përdoret tani, por kjo thjesht krijon iluzionin e diçkaje më të sigurtë.


Më të lexuarat