Së fundmi studioja arkitektonike Aedas ka prezantuar projektin e saj për ndërtimin e një kulle të re në Kinë.Projekti i quajtur “Xinhua Bookstore Group Jiefangbei Book City” është një kompleks dinamik që përfshin një qendër kulturore, dyqane të shitjes me pakicë, apartamente, zyra dhe një hotel të vogël shumë pranë qendrës të qytetit Chongqing.
“Adeas” për dizajnin e saj u frymëzua nga një prozë e lashtë kineze, e titulluar “Dituria sjell pasuri”. Për të integruar librin me elemente kulturore të Chongqing, krijoi një kompleks komercial interaktiv me librarinë Xinhua në qendër të tij.Dizajni i saj jo vetëm që zbulon bukurinë e njohur gjeografike të Chongqing, i cili është quajtur edhe “Mountain City”, por edhe rigjallëron peisazhin e qytetit.Kulla do të ketë tarraca të gjelbra dhe do të jetë një mjedis, ku njerëzit mund të pushojnë dhe të argëtohen. Mendohet të përfundojë në vitin 2020.