Secondary Adv

Rrobat inteligjente qe mund ti dergojne mesazh pronarit te tyre per ti thene: Me vish mua!

Share on Google+

Ne të gjithë kemi në garderobën tonë rroba, të cilat nuk i përdorim më ose kemi harruaruar që i kemi aty. Por teknologjia e re mund ti japë fund kësaj, me rrobat që i kujtojnë vetë pronarët për ekzistencën e tyre.

 

“Rrobat inteligjente” do të na ndihmojnë të zbrazim sirtarët duke na dërguar mesazhe nëse kemi kohë që nuk i kemi veshur ato. Nëse këto alarme injorohen, veshjet do të hyjnë në kontakt me një organizatë bamirësie ose ato mund të programohen për të vënë veten në ankand në eBay.

Akademikët në Universitetin e Birmingamit  janë duke zhvilluar teknologjinë e njohur si identifikimi i radio-frekuencave. Ajo ndjek gjurmët e “Internetit të Gjërave” (Internet of Things), një koncept që i sheh artikujt e zakonshëm shtëpiakë të lidhur me internetin me qëllim shkëmbimin e informacionit. Tani “Interneti i Rrobave” (Internet of Clothes) do të shohë rrobat e lëna pas dore dhe do të lajmërojë pronarin, duke i ‘kërkuar’ të vishen në varësi të motit.

Rrobat do mbajnë edhe informacione të tjera si për shembull: kush ishte më parë pronari i saj, sa ka kushtuar ajo në fillim, kush e bëri atë dhe sa është paguar punonjësi për të.


Më të lexuarat