Secondary Adv

Ky eshte kondicioneri, te cilin mund ta merni me vete kudo

Share on Google+

Një kompani në San Francisko ka prezantuar idenë e saj për krijimin e një kondicioneri portativ, për të përballuar të nxehtin e stinës së verës.

 

I quajtur  “Zero Breeze”, ai mund të bëjë më shumë se sa thjesht freski. Pse?  Ai është dizenjuar për të karikuar paisje te tjera elektrike (smartphona, tablet), të ndriçojë, të luajë muzikë dhe ka një bateri të rikarikueshme, e cila mund të zgjasë deri në 5 orë.

 

Ideja e një kondicioneri portativ të ajrit nuk është e re, pasi ata kanë qënë gjithmonë në dispozicion në madhësi të ndryshme. Megjithëse sigurojnë një ftohje të shkëlqyer, ata kanë nevojë për një burim të vazhdueshëm energjie dhe kjo e kufizon përdorimin e tyre vetëm në ambientet e brendshme. Prodhimi i frohjes nga “Zero Breeze” do të jetë 1,000 BTU/h dhe mund të freskojë një sipërfaqe deri në 4.6 metër katror.Ai mund të ulë temperaturën deri në 7 °C.

Por ato që e bëjnë “Zero Breeze” tërheqës janë tiparet shtesë të kësaj pajisje, si për shembull, një bateri me kapacitet  40.000-mAh. Madhësia e tij është 46.4 x 16.2 x 9.6 cm dhe peshon 4 kg. Ai gjithashtu ka një portë USB 5 V/1 A, dritë LED dhe një altoparlant Bluetooth. Zero Breeze vjen në dy ngjyra: blu dhe portokalli dhe çmimi i tij fillestar do të jetë 150 dollarë.


Më të lexuarat