Secondary Adv

Zvicra prodhon panelet diellore 36.4 per qind me shume eficente se ata tradicionale

Share on Google+

Panelet  diellorë me efikasitet super të lartë, të ngjashëm me ata të përdorur në hapësirë tani mund të vendosen në çatinë e shtëpisë suaj. 

 

I quajtur “Insolight”, ai u krijua nga një ekip studiuesish në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Lozanë.

Ata thonë se paneli i tyre diellor është 36.4% më shumë efikas se ai i krijuar disa javë më parë nga MIT dhe Instituti i Masdarit. Për të konfirmuar rezultatin prototipi i tyre aktualisht është duke u testuar në një laborator në Gjermani.

Sfidë mbetet për ti bërë këto panele diellorë me efikasitet të lartë, të aftë për të konvertuar rrezet e diellit në energji elektrike me kosto sa më të ulët.  Kjo lloj teknologjie për shkak të kostos së saj të lartë më shumë përdoret në hapësirë.


Më të lexuarat