Keta jane 10 njerezit me te pasur te te gjitha koherave
A e keni menduar ndonjëherë se cilët mund të jenë njerëzit më të pasur në histori? Në këtë artikull do ju prezantojmë me 10 prej tyre, duke u bazuar në intervista të ndryshme të realizuara me ekonomistë e historianë.
1. Mansa Musa
Musa Keita ka qenë Mansa i dhjetë, që përkthehet “sulltan” ose “perandor” i Perandorisë së Malit në Afrikën perëndimore. Pasuria e tij ishte 400 miliard dollarë.
2. Mayer Amschel Rothschild
Mayer Amschel Rothschild, i cili ka shkruar edhe Amschel, ishte një bankier gjerman hebre dhe themeluesi i dinastisë bankare Rothschild. Besohet se familja e tij ishte një nga më të pasurat në historinë e njerëzimit. Pasuria e tij ishte 250 miliard dollarë.
3. John D Rockefeller
John Davison Rockefeller ishte një manjat amerikan i industrisë së naftës dhe filantrop. Ai konsiderohet të jetë amerikani më i pasur i të gjitha kohërave. Pasuria e tij ishte 340 miliard dollarë.
4. Andrew Carnegie
Andrew Carnegie ishte një industrialist skocezo-amerikan, i cili udhëhoqi ekspansionin (zgjerimin, shtrirjen) e madh të indusrtisë amerikane të çelikut në fund të shekullit të 19-të. Pasuria e tij ishte 310 miliard dollarë.
5. Nikolla II i Rusisë
Nikolla II ishte perandori i fundit i Rusisë, i cili qeverisi nga 1 nëntori 1894 deri më 15 mars 1917. Pasuria e tij ishte 300 miliard dollarë.
6. Mir Osman Ali Khan
Duke qënë se ai ishte Nizami (monarku) i fundit i Perandorisë Hyderabad, pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 236 miliard dollarë.
7. William I
William I, zakonisht njihet dhe si William Pushtuesi. Ai ishte mbreti i parë norman i Anglisë, i cili mbretëroi nga viti 1066 deri në vdekjen e tij në 1087. Pasuria e tij ishte 229.5 miliard dollarë.
8. Muammar al-Qaddafi
Muammar Muhammad Abu Minyar Gaddafi, i njohur zakonisht si Kolonel Gadafi, ishte një revolucionar libian, politikan, dhe teoricien politik. Qytetarët e Libisë do ta kujtojnë gjithmonë si diktatorin e tyre, i cili qeverisi vendin nga viti 1969 e në vazhim. Pasuria e tij ishte 200 miliard dollarë.
9. Henry Ford
Henry Ford ishte një industrialist amerikan, themelues i Ford Motor Company. Pasuria e tij vlerësohet të ishte 199 miliard dollarë.
10. Cornelius Vanderbilt
Ai prezantoi për herë të parë Modelin T, duke ndryshuar kështu industrinë e automjeteve. Pasuria e tij ishte 185 miliard dollarë.