Pelhura qe mund te prodhoje energji elektrike nga dielli dhe era
Hulumtuesit në Institutin e Teknologjisë në Gjeorgji kanë zhvilluar një pëlhurë, e cila mund të prodhojë energji elektrike si në kohë me diell ashtu edhe me erë.
Duke kombinuar dy mënyra të prodhimit të energjisë elektrike në një copë të vetme i hapet rruga zhvillimit të rrobave që mund të sigurojnë burimin e tyre të energjisë për pajisje të tilla si: smarfonët apo GPS.
Për të krijuar këtë material, ata ndërtuan qeliza diellore nga fibra të lehta polimeri dhe i endën ato me fibra me bazë ‘nanogenerators triboelectric’. (nanogenerators është një lloj teknologjie, e cila konverton energjinë mekanike/termike që është prodhuar nga ndryshimet fizike në shkallë të vogël në energji elektrike.)
Aktualisht dizajni i tyre është vetëm 320 mikrometra i trashë dhe është i thurur së bashku me fijet e leshit. Pëlhura është e bërë nga materiale jo të shtrenjta dhe ekologjike. Ajo është e lehtë, fleksible dhe e përshtatshme për një sërë përdorimesh.