Ky eshte kompleksi me i madh prej druri i ndertuar ne Europe
Në qytetin Trondheim, Norvegji do të ndërtohet një kompleks i ri për akomodimin e studentëve, i cili kur të përfundojë do të jetë një nga strukturat prej druri më të mëdha në Europë.
Me një fasadë të qëndrueshme ‘Kebony’, ai do të përbëhet nga pesë blloqe dhe do të strehojë rreth 632 studentë nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë. Projekti i quajtur Moholt 50|50 ka për qëllim të sigurojë strehim për studentët si edhe ta bëjë jetën e tyre të përditshme më të lehtë.
Struktura kryesore e kompleksit është ndërtuar duke përdorur lëndë drusore të laminuar, një produkt relativisht i ri, i cili po përdoret gjithmonë e më shumë në industrinë e ndërtimit. Sudioja arkitektonike “MDH Arkitekter” zgjodhi për të përdorur drurin e kompanisë “Kebony”, si material kryesor të ndërtimit të fasadës, duke ofruar një alternativë të qëndrueshme për drurë tropikale, çimento dhe tulla. Pritet që projekti të përfundojë në fund të këtij viti.