“General Streaming Systems” në New York ka krijuar një kamera të re, e cila ju mundëson të ktheheni pas në kohë për të kapur momente të bukura, por që sapo kaluan dhe nuk mundët ti regjistroni.
E quajtur kamera Perfect Memory, kjo pajisje 12-megapixel mund të regjistrojë edhe video HD 1080p. Ka përmasa të vogla dhe është e lehtë, gjë që e bën atë të përshtatshme për tu mbajtur kollaj edhe në xhep.
Ajo është e pajisur me opsionin AudioEdit, përmes së cilit mund të regjistrojë vazhdimisht. Kur ju prekni ekranin ajo ruan pamje nga 5 minutat e mëparmshme apo ndonjë kohëzgjatje tjetër që ju e vendosni vetë. Kjo i lejon njerëzit që në mënyrë retroaktive të ruajnë video të një ngjarjeje pasi ajo ka ndodhur.Kamera lehtë pranon kartë microSD me deri në 128GB.
Sipas kompanisë një aplikacion për iOS dhe Android mund të kontrollojë kamerën dhe bateria e saj mund të mbajë më shumë se 4 orë. Çmimi i saj kur të dalë në treg do të jetë rreth 119 dollarë.