Ashensori inovativ qe mund te pershtatet shume lehte ne shtepine tuaj
Kompania gjermane “Stiltz” ka prodhuar një ashensor inovativ dhe unik, i cili mund të instalohet shumë lehtë brenda shtëpisë tuaj, pa ndërhyrë në arkitekturën apo strukturën e saj.
I quajtur LiftonDUO ai mund të mbajë deri në dy persona. Ai nuk merr më shumë hapësirë se një garderobë e vogël dhe mund të përshtatet në një cep të papërdorur të shtëpisë tuaj.
Ai është projektuar për të qënë elegant, i lehtë për tu përdorur dhe funksional. Jashtë tij nuk ka motorë apo makineri, kjo do të thotë se çdo gjë është e fshehur me kujdes në kabinë dhe ashensori juaj do të funksionojë dhe do të duke mirë, pa rrezikun e makinerive të ekspozuara.
Drejtori Komercial i Grupit Stiltz, Lachlan Faulkner në lidhje me produktin tha: “Qëllimi ynë është të sigurojmë pronarët e shtëpive të jetojnë sa më rehat të jetë e mundur. Me LiftonDUO konsumatorët mund të kursejnë hapësirë dhe të fitojnë lëvizshmëri më të madhe.”