Njihuni me MOTI-n, shoqeruesin dhe trajnerin tuaj inteligjent
Gjithmonë e më shumë jemi duke shkuar drejt gjeneratës së robotëve shoqërues dhe paisjeve emocionalisht inteligjente. Të paktën kjo është ajo që Kayla Matheus dhe Laura Day, bashkëthemelueset dhe krijueset e MOTI-t mendojnë.
MOTI është një paisje e re e dizenjuar për t'ju ndihmuar të zhvilloni zakone të mira. Ajo është një paisje e vogël e përkryer për një tavolinë dhe mund ta përdorni shumë lehtë me anë të një aplikaioni, i cili lidhet me smarfonin me anë të Bluetooth.
Me aplikacionin ju do të jeni në gjendje të krijoni çdo zakon, të mësoni profilin tuaj motivues, të shikoni të dhënat tuaja etj. Shoqëruesi i vogël ndriçon, bën zhurmë dhe ju shpërblen gjatë gjithë ditës si një mënyrë për tu ofruar kënaqësi të çastit. MOTI karikohet nga një mikro USB dhe lidhet me ‘wireless’ me qëllim që të lidhet me paisjet celulare dhe të operojë gjatë gjithë ditës.
Pajisja në vetvete vepron në një mënyrë të personalizuar në bazë të nevojave të përdoruesit. Ajo mund të veprojë si një trajner për disa dhe një mik për të tjerët. Sipas parashikimeve ai do të dalë në treg në korrik të 2017, me një çmim rreth 99 dollarë.